Google ADS

KQZ merr masa për fotografimin e votave

16:50 | 8 Qershor 2017
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se do të vendosë në cdo hyrje të vendvotimeve shenjën që tregon së është i ndaluar fotografimi i votës.

Sipas vendimit të KQZ-së ndalohet përdorimi i mjeteve për fotografim (aparate, telefona,etj) të votës gjatë procesit të votimit, në ditën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së fshehtësisë së votës, në pajtim me nenin 218 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Numri i Vendvotimeve në të gjithë Kosovën është 2 490, ndërsa zgjedhjet do të mbahen të dielën më 11 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme