Google ADS

KQZ mbanë sot mbledhje, shqyrton vendimet për proces zgjedhor në veri

08:56 | 11 Mars 2024
E.H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbjan mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të filloj nga ora 13:30 ndërsa në rend të ditës janë katër pika për tu shqyrtuar, përcjell Arbresh.info.

Pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore.

Përkatësisht ky shqyrtim ndërlidhet me votimim për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet me datën 21 prill 2024.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 12/2024

3. Aktivitetet e SKQZ

4. Raport i Këshillave të KQZ:

4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shkurtimit të afateve të rregullta zgjedhore, për votimim për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet me datën 21 prill 2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për procesin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të informimit publik;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të vëzhgimit të zgjedhjeve;
5. Njoftim lidhur me Raportin e plotësuar të verifikimi të nënshkrimeve të peticionit;

4.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa

– Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;

4.3.Këshilli për Personel

– Shqyrtimi dhe miratimi i angazhimit të stafit jo permanente për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;

Të ndryshme/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme