KQZ mbanë mbledhje, ky është rendi i ditës

08:33 | 1 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve sot pritet të mban mbledhje, e cila pritet të filloj nga ora 13:30.

Sipas njoftimit zyrtarë mbledhja pritet të ketë këtë rend dite:

 

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

–              Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 04/2023

  1. Aktivitetet e SKQZ-së
  2. Aktivitetet e ZRCKFSP

–              Raport për azhurnimet vjetore të partive politike të regjistruara, 31 janar 2023.

  1. Raportet e Këshillave të KQZ-së
  • Këshilli për Operacione Zgjedhore

–              Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës për “Punëtori në mes zyrtarëve komunal të zgjedhjeve dhe KQZ-së për planin e punës së KQZ-së për vitin 2023 dhe zbatimin e tij”,

–              Shqyrtimi dhe miratimi i listës së Qendrave të Votimit,

–              Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave për distinktiv ID-Bexha dhe

–              Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit mbi realizimin e projektit Informimi dhe Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje.

  • Këshilli për Buxhet dhe Financa

–              Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.

  • Këshilli për përsonel

–              Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit  të planit të angazhimit të stafit jo permanent për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave   Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullave Zgjedhore
  2. Të ndryshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme