Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës sot është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve, përcjell Arbresh.info.
Mbledhja nis nga ora 10:00, ndërsa më poshtë mund të gjeni pikat e rendit të ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41 dhe 42 /2024
3. Aktivitetet e Zyrës:
-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë 09.02.2025.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.15/2024 për Zgjedhjet e Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme;
5. Raport i Këshillave të KQZ
5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Themelimit të Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimit administrativ të parashtruar kundër njoftimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;
5.2. Këshilli për Çështje Ligjore
1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtari të kuvendit komunal në Kaçanik;
5.3. Këshilli për Personel
6. Të ndryshme/Arbresh.info
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...