Google ADS

KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

09:14 | 14 Nëntor 2023
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se mbledhja do të fillojë nga ora 13:00, shkruan Arbresh.info

Ky është rendi i ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së nr.29

Aktivitetet e Zyrës

1.Monitorimi i Kuvendit Zgjedhor të partisë politike SRPSKA LISTA;

2.Takim me zëvendës presidentin e International Republican Institute (IRI);

3.Takim me përfqësues të Komisionit të Pavarur për Media në Republikën e Kosovës;

4.Njoftim për procesin e auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike për vitin 2021.

Raportet e Këshillave të KQZ-së

3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Realizimit të Planit të Punës së KQZ-së, për periudhën Janar – Shtator

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për projektin “Informimi dhe Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje”

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës gjinore dhe e moshës e lidershipit të partive politike për periudhën 2022-2023

3.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar për periudhën janar-shtator 2023.

Raporti i kontratave te nënshkruara për periudhën janar – shtator 2023

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të derivateve për periudhën janar-shtator 2023.

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për pasuri jo financiare të KQZ-së.

Të ndryshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme