KQZ mban mbledhje sot, diskutohet për 10% të fondit për përkrahje të subjekteve politike

09:21 | 7 Tetor 2021
S D

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj mbledhje e ku në rend të ditës do të jenë 6 pika, shkruan arbresh.info.

Mbledhja mbahet në orën 14:00.

Ju njoftoj se sot (e enjte, 7 tetor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:
3. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhgueseve.
4. Raport i Këshillave të KQZ-së:
· Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të ZRPPC-së, në lidhje me pjesën e 10% të Fondit për përkrahje të subjekteve politike.
· Këshilli për Operacione Zgjedhore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandit për ri shqyrtim të specifikave për format zgjedhore për zgjedhjet e lokale 2021.
5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;
6. Të ndryshme;/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme