KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

08:15 | 9 Prill 2024
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ora 13:00, shkruan Arbresh.info.

Rendi i ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 20 dhe 21/2024

Aktivitetet e SKQZ

 Aktivitetet e Zyrës:

Rekomandim për akreditimin e vëzhguesve në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, 21.04.2024 (Grupi I).

 Raport i Këshillave të KQZ

5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Certifikimit Listës Votuese, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

Shqyrtimi i procedurës për përdorimin e kamerave në vendvotime;

Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

Shqyrtimi i Njoftimeve për informim publik,për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme