Google ADS

KQZ largon nga listat e votimit mbi 33 mijë persona të vdekur

20:13 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit 2017.

Nga 1,872,941 persona, votues të rinj janë 155,202. Por, KQZ-ja kësaj here ka bërë pastrimin e listave me emrat e personave të vdekur që janë hasur në listat e votimit në zgjedhjet e kaluara.

Numri i personave që janë larguar – si të vdekur, pas zgjedhjeve të vitit 2014 – është 33,542.

Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është 889 (91 Qendra të Votimit më shumë se në vitin 2014), me gjithsejtë 2,490 Vendvotime (116 Vendvotime më shumë se në vitin 2014).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme