Google ADS

KQZ: Ky është plani i konferencave për ditën e zgjedhjeve (FOTO)

13:33 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur për media planin për konferenca që do të mbahen gjatë ditës së nesërme për procesin zgjedhor.

Konferenca e parë do të fillojë të dielën në ora 08:00, e cila do të jetë hapja e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës.

Pastaj, duke filluar nga ora 11:30 do të mbahet konferenca e dyte e cila do të jetë për të treguar pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe gjithashtu ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë do të mbahet në ora 15:30, ku do të dihet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Ndërsa konferenca e katërt nga KQZ, do të tregoj pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00 dhe mbylljen e vendvotimeve.

capture_1497092080-4406185

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme