KQZ kthen në rinumërim 117 vendvotime, sot nis procesi në QNR (VIDEO)

15:26 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të 117 vendvotimeve për shkak të mos përputhjes së rezultateve të disa kandidatëve me rezultatin përfundimtar.

“Sot në ora 16:00 Qendra për Numërim dhe Rezultate fillon procesin e rinumërimit sipas vendimeve të PZAP-it dhe vendimit të KQZ-së. Për këtë procedurë janë njoftuar edhe përfaqësuesitr e partive politike dhe vëzhguesit e tjerë. Besoj që brenda një ndërrimi do të punohet në kapacitete të plota dhe kjo do të përfundoj”, ka thënë përfaqësuesi i QNR-së, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së tha se se ky proces i numërimit dhe rinumërimit është bërë shqetësues për procesin zgjedhor.

“Të nxjerrim mësime, në fakt po përsëritet por nuk është që po adresohet. Të mos ketë kuti që na vijnë në rinumërim si shkak i mos kryerjes së punëve”, ka thënë Rrustemi.

Ndërkaq, anëtari tjetër, Betim Gjoshi tha se në të ardhmen Kuvendi të shoh si mundësi që të futen makina numëruese elektronike për ta bërë numërimin sa më të saktë.

“Të futen makina numëruese elektronike ose të fus mënyra të tjera që të bëhet sa më i saktë numërimi sepse për shkak të një vote të përsëritet numërimi nuk është në rregull”, ka thënë Gjoshi./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1468614409870313/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme