Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që gjitha vendvotime për zgjedhjet për kryetar të komunës së Parteshit të përsëriten zgjedhjet.
Ky vendimi u morë në bazë të ankesës së kandidatit për kryetar të kësaj komune Nenad Cvetkoviq nga subjekti politik “Narodna Slloga”.
Shkuarja në zgjedhje e kësaj komune, me shumicë serbe, është konfirmuar edhe nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ do të veprojë në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Modalitetet tjera, që i takojnë KQZ-së, do të përcaktohen gjatë ditëve në vijim”, ka thënë ai.
Ndryshe, Lista Serbe e ka quajtur vendim politik të Prishtinës vendimin e PZAP-it rreth përsëritjes së zgjedhjeve për kryetar të Parteshit. Sipas tyre, kjo është mënyra më radikale në ndërhyrjen e vullnetin zgjedhor të qytetarëve të nacionalitetit serb, shkruan indeksonline.
“Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa është vënë në shërbim të atyre që duan të punojnë kundër komunave serbe, kundër vullnetit të popullit, miqve të instaluara detyra e të cilëve janë vënë në punë kundër interesave të popullit serb”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...