KQZ kërkon informatë për votat me postë nga Serbia dhe mërgata

11:28 | 25 Tetor 2019
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ ) sot ka mbajtur mbledhjen e radhës.

E gjatë saj anëtarët e KQZ-,së përfaqësues të partive politike kanë kërkuar informuara për votat e ardhura nga Serbia dhe ato të mërgatës, shkruan arbresh.info.

Përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti ka thënë se nuk kanë marrë informata edhe pse ka kërkuar përmes emailit.

“Unë para dy dite kam dërguar një email rreth procedimit të votave që kanë qenë për votim jashtë vendit dhe kam kërkuar që të marrë informata më të thuktë. Nuk kam marrë asnjë informacion rreth procedimit si ka ndodhë sepse dihet sepse ne e kemi ndërprere atë procesi me kërkesën e Institucioneve të Kosovë por nuk kemi marrë asnjë informatë dhe ato vota janë procesuar dhe janë dërguar në Qendrën e Numërimit”, ka thënë ai.

Ndërsa përfaqësuesi i VV-së, Adnan Rrustemi ka kërkuar detaje për votat e mërgatës që kanë arritur pas zgjedhjeve.

“Edhe unë në vazhdimësi kam kërkuar që të procedohen mbi 4 mijë e 500 zarfe të ardhura nga mërgata të cilat janë nisur para ditës së zgjedhjeve por që kanë pasur disa ditë pas zgjedhjeve, kërkoj informata për gjendjen e zarfeve”, ka thënë ai.

Ndërsa krye shefi ka thënë se nuk kanë informata të shkruara pasi nuk ka qenë pikë e rendit të ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme