381 pako me fletëvotime nga jashtë për raundin e dytë për kryetar të Dragashit ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i këtij institucioni numërimi i këtyre votave do të nisë të martën nga ora 15:00 në QNR.
“Të hënën në mesnatë ka përfunduar afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 381. Numërimi i fletëvotimeve do të bëhet këtë të martë, në orën 15:00, në QNR”, ka thënë Elezi.
Votimi përmes postës për kryetar të kësaj komune ishte anuluar nga Gjykata Supreme, për shkak të dyshimit për manipulim.
Në garë për këtë komunë janë PDK dhe LDK./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit