Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që rivotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Istogut të mbahet më 17 dhjetor.
Kësisoj KQZ do të bëjë verifikim rigoroz të të gjithë votuesve jashtë vendit që i përkasin komunës së Istogut. Kjo periudhë për verifikim dhe konfirmim ka filluar më 2 dhjetor dhe do të përmbyllet më 6 dhjetor.
“Votuesit e regjistruar suksesshëm për votim përmes postës për Komunën e Istogut, të cilët kanë aplikuar për regjistrim prej datës 16 korrik deri më 23 gusht 2017, duhet të dërgojnë dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin e telefonit kontaktues. Pas kësaj, këta votues do të kontaktohen për verifikim, me qëllim që të vërtetohet se a janë votues që kanë aplikuar suksesshëm dhe personalisht nga jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Sipas KQZ-së, në rast se këta votues, që janë regjistruar suksesshëm për Komunën e Istogut, nuk do të sjellin dëshmi zyrtare shtesë për adresën dhe numrin kontaktues të telefonit nga 2 dhjetor deri më 6 dhjetor 2017 – do të kthehen si votues në Listën Votuese brenda Kosovës, në Qendrat e Votimit sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.
Vërtetimi apo dëshmi zyrtare mbi adresën tuaj, që vërteton se jetoni jashtë Kosovës, në shtetet përkatëse dhe numrin kontaktues të telefonit, ju mund ta dërgoni në adresat elektronike të skanuara, në email-at: [email protected]. dhe [email protected].
Gjithashtu, KQZ-ja ka njoftuar këta votues se “dëshminë zyrtare të adresës ku jetoni jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues mund të na dërgoni edhe përmes postës, në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës) dhe Përmes fax-it, në numrin: +381 (038) 213 200”.
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali