KQZ jep detaje të reja për votuesit jashtë Kosovës

21:59 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Periudha e Votimit përmes postës është duke vazhduar. Kjo është një periudhë që vlen për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit që është përmbyllur më 23 gusht.

Në këtë drejtim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes postës u ka dërguar zarfe (që përmbajnë fletëvotimin në Zgjedhjet për Kryetar dhe fletëvotimin në Zgjedhjet për Kuvend Komunal) dhe udhëzimet se si të plotësohen fletëvotimet.

Numri i zarfeve që u janë dërguar votuesve jashtë Kosovës është: 10 mijë e 476, aq sa janë votues të regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit për regjistrim.

“Periudha e votimit përmes postës përfundon më 20 tetor. Pra, deri në këtë datë fletëvotimet duhet të vijnë në fahun postar të KQZ-së”, ka thënë për “Indeksonline”, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Në përfundim të kësaj periudhe ne do të kemi të dhëna të detajuara për votimin përmes postës si dhe do të kemi të dhëna të sakta se sa prej këtyre qytetarëve kanë votuar.

22155058-10155513116625664-2049821709-n_1507404364-2297822

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme