KQZ-ja sot mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

07:35 | 20 Prill 2023
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Siç thuhet në komunikatën për media të KQZ-së, në rend të ditës janë gjashtë pika, përcjell Arbresh.info.

Mbledhja pritet të filloj nga ora 10:00.

Pikat e rendit të ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Aktivitetet e SKQZ-së

3. Aktivitetet e Zyrës

– Rekomandim për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

4. Raportet e Këshillave të KQZ-së

• Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të vulës së fletëvotimit për zgjedhjet për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan të datës 23 prill,

– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional të Veprimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan të datës 23 prill,

– Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim/ndryshimeve të përbërjes së KVV-ve, për komunat Zubin Potok dhe Zveçan, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Zubin Potok, Zveçan të datës 23 prill 2023

• Këshilli për Çështje Ligjore

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të Kuvendit Komunal në Rahovec

• Këshilli Mbiqkyrës për Informim Publik

– Njoftim nga Këshilli Mbikqyrës për Informim Publik

5. Të ndryshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme