Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen me 14 shkurt.
KQZ bën të ditur se aplikimi për regjistrimin e votuesve që nuk jetojnë në Kosovë fillon nga data 13 janar dhe vazhdon deri më 21 janar në orën 18:00.
Ndërkohë sot KQZ ka shpallur ueb faqe të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët që do të duhet të plotësohen nga mërgimtarët për të votuar.
“Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës, ju duhet ta shkarkoni, plotësoni dhe nënshkruani Formularin. Së bashku me formularin, ju duhet që ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të Republikës së Kosovës (letërnjoftim të vlefshëm, pasaportë të vlefshme ose patent shofer të vlefshëm). Në rast se, dokumenti i Republikës së Kosovës është me afat të skaduar, atëherë ju duhet ta dërgoni një kopje të dokumentit të vlefshme të identifikimit të shtetit ku jetoni”, njofton KQZ.
“Nëse ju, keni fituar të drejtën për të votuar në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 6 tetor 2019 dhe në Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të datës 29 nëntor 2020, ju nuk do të keni nevojë që ta dëshmoni njërën nga kriteret e zotësisë juridike për tu përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 14.02.2021. Në këtë rast, mjafton që ju ta dëshmoni kriterin e identitetit, duke dërguar njërën nga kopjet e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të shtetit ku jetoni, si: kopje të dokumentit të identifikimit, ose kopje të pasaportës ose kopje të patent shoferit”, thuhet tutje në njoftimin e KQZ-së.
Fushata zgjedhore do të fillojë më 3 shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë. Kurse në mbledhjen e sa premtes KQZ ka kërkuar nga Agjencia për Regjistrim Civil që personat me dokumente të UNMIK-ut të largohen nga lista e votuesve, meqë dokumente të tilla nuk janë të vlefshme që prej vitit 2013-të.
Formularin për regjistrim mund ta shkarkoni këtu.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...