Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka njoftuar se është përmbyll procesi i akreditimit të vëzhgueseve vendor dhe ndërkombëtar.
Elezi thotë se, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues, raporton arbresh.info
Ky është postimi i plotë i tij:
KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.
Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?