Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk kanë akredituar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025.
Edhe pse zyra për regjistrimin dhe akreditimin e subjekteve politike rekomandoi që Lista Serbe të akreditohet për zgjedhjet e përgjithshëm, ishin dy vota kundër, dy për dhe shtatë abstenime.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.
Elshani kujtoi se edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë vërejtje për listën kandidatëve të subjektit politik.
“Të gjithë ne e dimë se kush është Lista Serbe. Është mirë që edhe institucionet e Kosovës të na tregojnë se kush është ky subjekt politik”, ka thënë Elshani./Arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...