KQZ-ja nuk certifikoi listën e VV-së, Haxhiu: Duan të na pamundësojnë qeverisjen

20:07 | 23 Janar 2021
A. B.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se moscertifikimi i listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke ndodhur për shkak se nuk e duan fitoren e Vetëvendosjes.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe Dakës, e pamundësoi certifikimin e listës së LVV-së, shkruan portali arbresh.info

“Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i GJK është mbulim që nuk ua beson askush.

Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe znj. Daka e pamundësoi certifikimin e listës sonë. Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë.
Arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i GJK është mbulim që nuk ua beson askush. Motivi kryesor haptazi është politik dhe për target e ka Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ata duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen VETËVENDOSJE!-s dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim. Mos harroni, janë po ata të njëjtit që e rrëzuan Qeverinë Kurti në mes të pandemisë, të njëjtët që formuan qeveri të jashtëligjshme e qeverisën jashtëligjshëm për gjashtë muaj, e të njëjtit që kanë nëpërkëmbur vendin në këto 20 vjetët e fundit.
Në Kosovë shkelësit më të mëdhenj të ligjit nuk kanë asnjë problem të regjistruar me ligjin. Nuk janë dënuar asnjëherë sepse nuk janë hetuar e gjykuar asnjëherë. Edhe nëse për ndonjë rast ka ndodhur, janë shpallur të pafajshëm. Për asye se sistemi është i kapur nga vet ata, e në shërbim të tyre. Pikërisht këtu edhe qëndron thelbi i kundërshtimit të tyre. Ata i frikësohen dhe e luftojnë Lëvizjen e Albin Kurtin sepse janë të vetëdijshëm se në Qeverinë Kurti, vetingu në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme janë të pashmangshme.
Fundi i tyre po vjen, sepse Qeveria Kurti po vjen. /arbresh.info/

Dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe znj. Daka e pamundësoi certifikimin e listës sonë. Ajo ndodhi…

Posted by Albulena Haxhiu on Saturday, 23 January 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme