Google ADS

KQZ-ja në Asamblenë e Trupave Zgjedhore Botërore

16:16 | 1 Shtator 2017
Arbresh.info

Një deleagacioin i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka po merr pjesë në ngjarjen më të madhe në fushën e zgjedhjeve, e organizuar nga Asociacioni I Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) dhe që po mbahet në krye me qytetin rumun, Bukuresht.

Në Konferencën Vjetore të këtij Asociacioni po marrin pjesë qindra zyrtarë zgjedhorë nga më shumë se 60 institucione qëjanëtëngarkuara me administrimin e zgjedhjeve në shtete të ndryshme të botës, për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat në fusha të shumta që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Temë kryesore e kësaj ngjarjeje është: Përdorimi i teknologjisë në rritjen e transparencës së proceseve zgjedhore.

Para fillimit të kësaj conference është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të A-WEB’it ku janë zgjedhur organet e reja të këtij asociacioni, në mesin e tyre edhe Bordi Ekzekutiv.

Ky Bord do të përbëhet nga 17 përfaqësues nga kontinente të ndryshme, në mesin e tyre 3 përfaqësues për kontinentin europian. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë është rizgjedhur në këtë bord, për çfarë patie dhe mbështetjen e delegacionit nga Kosova.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është bërë anëtar me të drejta të plota I Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit tëTrupaveZgjedhoreBotërore (A-ËEB) në tetor të vitit 2013.

Aktualisht A-WEB përbëhet nga 106 Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjevenga shtete të ndryshme nga e gjithë bota.

Ky Asociacion, me ndryshimet e bëra gjatë Asamblesë së Përgjithshme do të ketë status të organizatës ndërkombëtare me karakter ndërshtetëror.

Komisioni Qendrori Zgjedhjevei Republikës sëKosovës është pjesë përbërse e njërit prej organeve kryesore të këtij Asociacioni, siç është KomitetiiAuditimiti A-WEB’it, funksionet e së cilit përfshijnë vlerësimin vjetor të menaxhimit të Sekretariatit, zbatimin e programeve dhe mbikëqyrjes së financave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme