Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të enjten ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike, Partia Rome e Bashkuara e Kosovës (PREBK) pasi nuk ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor sipas afatit ligjor. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për PREBK ka qenë data 6 janar 2024, raporton EO.
Sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.
Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partivë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se ky vendim është diskriminim, pasi shkelje të ngjashme ka pasur edhe nga partitë tjera.
“Ky është rasti i disa partive që pezullohet për këtë, një rast e kemi pas me të njëjtat kushte dhe nuk e kemi pezulluar dhe dua ta theksoj se jemi duke bërë diskriminim në rrethana të njëjta për kushte të ndryshme. Kjo është rast klasik i diskriminimit”, u shpreh ai.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani