Kohë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tregoi për EO se ka persona që ende për arsye të ndryshme nuk i kanë marrë mjetet që u takojnë.
Ai ka listuar disa nga arsyet se pse ende nuk janë paguar këta persona.
“Ka persona që nuk i ka marrë akoma mjetet që i takojnë për arsye të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me: gabime në shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari joaktive, apo edhe llogari jopersonale. Në raste të tilla, këta persona duhet të komunikojnë me Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku ka qenë i angazhuar gjatë këtyre zgjedhjeve për të paraqitur përmirësimet që duhen bërë në mënyrë që ta ridërgojmë për pagesë”, tha ai.
“Numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër që janë angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 22 mijë e 500. Nga ky numër vetëm 500 raste kemi pasur kur mjetet janë kthyer për ndonjërën nga arsyet e lartcekura. Shumë prej tyre janë ridërguar sërish për pagesë”.
Ndërkaq sa i përket listët me emrat e personave të angazhuar si staf ditor në QNR, Elezi tha se lista do të përcillet për në Ministrinë e Financave gjatë javës së ardhshme.
“Gjithashtu, listat me personat e angazhuar si staf ditor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe listat me personat e angazhuar në dërgimin e rezultateve nga Qendrat e Votimit – do t’i përcjellim për pagesë në Ministrinë e Financave gjatë javës që vjen”, tha ai.
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital