Google ADS

KQZ-ja fillon me publikimin e formularëve të rezultateve për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal

16:12 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve nga Vendvotimet.

“Të gjithë kandidatët (për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale) do të mund të shohin rezultatet e tyre për secilin Vendvotim duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve të cilët kanë ardhur nga Vendvotimet.

Publikimi i tyre do të jetë në proces. Pas përfundimit të skanimit të këtyre formularëve nga ndonjë komunë ato do të publikohen pastaj në faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në këtë vegzë mund të shihni formularët e publikuar nga disa prej komunave:

Tutje KQZ, ka sqaruar se kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por këto janë vetëm forma të rezultateve të plotësuara në Vendvotim më 22 tetor 2017

“Rezultatet Përfundimtare shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, thuhet më tej në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme