Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mbaj sot mbledhjen e radhës.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se mbledhja do të filloj në ora 13:30, ndërsa në të do jenë një sërë pikash për diskutim.
Postimi i plotë:
Ju njoftoj se sot (e hënë, 23 gusht, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, Kryeuses i mbledhjes së KQZ-së;
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbait të mbledhjes nr. 52/2021;
Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC);
Këshillat e KQZ-së:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i realizimit të raportit të planit të punës së KQZ-së për periudhën janar – qershor 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimeve të anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Fushë Kosovë dhe Ranillug për Zgjedhjet Lokale 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zbatimin e rekomandimit numër 4 të raportit përfundimtar të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të Bashkimit Europian për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 14.02.2021.
Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
– Shqyrtimi dhe miratimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë për huazimin e kamerave.
– Shqyrtimi dhe miratimi i pagesës vjetore për A-ËEB.
– Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në konferencën e ACEEEO-s që do të mbahet në Republikën e Rumanisë.
Shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit Administrativ 03/2021 për stafin teknik në Qendra të Votimit;
Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;
Të ndryshme;/arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...