Google ADS

KQZ-ja do të verifikojë edhe kandidatët për zgjedhjet lokale në një numër institucionesh

09:00 | 6 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Zëdhënësi për media nga KQZ, Valmir Elezi tha se mjetet që ishin të ndara për zgjedhjet lokale janë shfrytëzuar për organizimin e zgjedhjeve qendrore të parakohshme të 14 shkurtit, shkruan arbresh.info.

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale nga presidentja e vendit në konsultim me partitë politike, KQZ do të bëjë kërkesën për buxhet shtesë.

“Është e domosdoshme që ditëve në vazhdim të bëjmë një kërkesë për buxhet shtesë sepse një pjesë nga mjetet e ndara për zgjedhjet lokale janë shfrytëzuar për organizim të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit”, deklaroi Elezi për portalin arbresh.info.

Aktualisht, Elezi thotë se KQZ është duke bërë planifikimet dhe detyrat për organizimin e zgjedhjeve lokale, për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

“Fillimi i përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në këtë rast zbatimi i planit operacional, ndodh pasi të kemi shpalljen e datës”, u përgjigj ai.

E sa i përket certifikimit të kandidatëve, procesi i verifikimit të tyre do të jetë sikurse në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Elezaj bëri të ditur se për kandidatët që duan të garojnë në këto zgjedhje, KQZ do të veproj njësoj sikurse bën për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke kërkuar verifikimin e kandidatëve në një numër institucionesh.

“Me qëllim të verifikimit të kandidatëve që duan të certifikohen në garën për kryetar komune apo për kuvende komunale, KQZ-ja do t’i drejtohet disa institucioneve të ndryshme, në këtë rast Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme, Ministria e Mbrojtes, Agjencia së Kosovës për Inteligjencë si  dhe Doganave të Kosovës,  deklaroi ai.

Mbështetur nga proceset e kaluara zgjedhore, edhe në këto zgjedhje pritet që me mijëra kandidatë të garojnë për pozitën e kryetarit në 38 komuna apo për ndonjë ulëse në ndonjërën nga 38 Kuvendet Komunale./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme