Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 220 vendvotime nga 494 sa janë në proces të rinumërimit.
Këtë e ka bërë të ditur Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së
“Deri në këto momente janë rinumëruar 220 vendvotime. Kemi 40 njësi që po numëron pasu kemi shtuar kapacitetet”, tha ai.
Ahmetaj ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit dhe 16 mijë e 288 zarfe janë refuzuar
“Sipas të dhënave më të fundit janë̈ hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara. Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:
•7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;
•5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;
•1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;
•2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);
•672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, ka thënë Ahmetaj.
Në fillim të mbledhjes, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi ka propozuar që të diskutohet lidhur me votimet për komunitete në komunat e ndryshme që është bërë problem i diskutueshëm.
Ndërsa, Alim Rama ka kërkuar publikimin e listave totale të atyre që kanë votuar nga jashtë. Të publikohet lista e atyre që janë pranuar dhe atyre që janë refuzuar.
Me 6 vota për dhe 4 abstenime u miratuan për rend dite këto pika të propozuara.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...