Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) ka marrë vendim që të aprovojë 1 208 aplikacione si votues jashtë Kosovës.
Kjo u bë ë ditur në mbledhjen e këtij institucioni, nga Burim Ahmetja, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit.
Ai ka sqarua se sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 22 korrik, janë pranuar 1 295 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1 208, ndërsa 87 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.
Deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 15 tetor 2021.
“…deri me tani ka pranuar diku 230 kërkesa për të ndryshuar qendrën e votimit përmes platformës online. Ndërsa 1 295 aplikacione për regjistrim nga diaspora ku disa nga to janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit 1 285”, tha Ahmetaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton EO.
Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë: Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe Iniciativa Qytetare Lista Guxo certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...