Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është pranuar njëzëri anëtari më i ri, i 36-ti, në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF).
Vendimi i RECEF-së është marrë më 25 tetor 2024 në Asamblenë e Përgjithshme që është mbajtur në Cotonu, Benin.
Lidhur me këtë vendim është njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nëpërmjet një letre të dërguar nga sekretari i përgjithshëm i RECEF, Jean – François Blanchet.
Në këtë letër të dërguar nga Blanchet theksohet: “Jemi të kënaqur t’ju informojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Republikës së Kosovës është pranuar njëzëri gjatë asamblesë së fundit të përgjithshme të RECEF.
Rrjeti i Institucioneve Zgjedhore Frankfone (RECEF) është një grup ndërkombëtar i administratorëve zgjedhorë në botën frankofone, që promovon zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira, të besueshme dhe transparente.
Për të arritur këtë qëllim, RECEF-i ndërmerr veprime të ndryshme, përfshirë: mbështetjen për anëtarët e tij në profesonalizimin dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura; nxit profesionalizimin përmes shkëmbimit të përvojave dhe pratikave më të mira; si edhe promovon pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ngjarjet zgjedhore.
Kryesuesi i KQZ-së, z. Radoniqi, pas pranimit të njoftimit ka falënderuar z. Blanchet për vendimin e RECEF, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të promovuar demokracinë dhe për të kontribouar në proceset zgjedhore.
“Ne, zotohemi se do të japim kontributin tonë në RECEF-i për t’i shërbyer me seriozitet të lartë misionit për zgjedhjre të lira, të besueshme dhe transparente”, thuhet ndër tjerash në letrën e falënderimit të KQZ-së.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...