Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka njoftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur më 11 qershor.
Një kopje të rezultateve KQZ e ka dërguar edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Mund t’iu konfirmoj se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar presidentin e Republikës së Kosovës, z. Thaçi për vendimin lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Së bashku me shkresën njoftuese, ne i kemi bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara. Po ashtu, një kopje të rezultateve e kemi dërguar edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Në bazë të rregullores së Kuvendit, presidenti i Kosovës duhet ta thërras mbledhjen konstituive të Kuvendit në afat prej një muaji që nga dita e certifikimit të rezultateve nga KQZ.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...