Komisioni Qendror Zgjedhor ka dalur me një reagim pasi kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jasharit, tha se zyrtarë të KQZ-së kishin kërkuar nga drejtorët e shkollave të ndaleshin kamerat në qendrat e votimit në Skenderaj, ndonëse Jashari u kishte thënë të mos e bënin një gjë të tillë.
KQZ me anë të një njoftimi ka thënë se për zgjedhje shkollat shndërrohen në Qendra të Votimit dhe ato janë kompetencë e KQZ-së.
“Në ditën e zgjedhjeve, të gjitha shkollat të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit janë në kompetencë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Jashari përmes një reagimi tha se lënia e kamerave nëpër klasa është e nevojshme për ta pasur një proces sa më demokratik zgjedhor
“Në funksion të konsolidimit të demokracisë liberale në shtetin tonë dhe në veçanti në komunën që unë udhëheq, për të pasur një proces të lirë dhe demokratik në këto zgjedhje të parakohshmë parlamentare, për të ruajtur votën e shenjtë të qytetarit dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve, ditë me parë kam takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt, nga të cilët kam kërkuar që në diten e votimit të vazhdojnë të jenë funksionale kamerat në klasa si në çdo ditë tjetër mësimore”, ka shkruar Jashari.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...