Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Enis Halimi, ka deklaruar se është sfiduese që zgjedhjet të mbahen në një kohë aq të shkurtër, por sipas tij KQZ-ja i kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.
Halimi në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës ka folur për përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen po ashtu këtë vit.
“Megjithë vështirësitë që na paraqet koha e shkurtër për ne, unë besoj që do të ia dalim. Ne kemi bërë planin operacional”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai ka bërë me dije se fushata do të fillojë me 1 dhe vazhdon deri më 10 qershor.
Halimi ka bërë me dije se lista e votuesve nuk është krejtësisht e pastruar. “Asnjë shtet nuk e ka listën zgjedhore të pastruar. Përveç kësaj ne kemi edhe një diasporë që kanë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë ai. Sipas tij mundësia për manipulime nuk duhet të shikohet nga ajo se lista zgjedhore do të jep mundësi për manipulime.
Ai ka folur edhe për koalicionet që sot është koha për të njoftuar KQZ-në. “Sot koalicionet parazgjedhore duhet të njoftojnë KQZ-së, për koalicionet”, ka bërë me dije ai. Halimi ka thënë se nuk kanë informata për Alternativën, se ku është procedura për të. “Qasja jonë është inkurajuese që të kemi sa më shumë garues e votues”, ka thënë ai.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...