Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.
Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë./rtk
Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:
Aguero zbulon transferimin që Man City do ta realizojë në ja...
Rafuna: Viti 2024 pritet që të përmbyllet me rritje ekonomik...
Belgjika përjeton një nga periudhat më të “errëta” nga munge...
Rikthehet në Operim Njësia B-1 në TC Kosova B
Dyshohen për grabitje të banesave, dy shqiptarë arrestohen n...
Aeroporti i Damaskut rihapet për herë të parë që nga rënia e...