Procesi i regjistrimit të mërgatës për votim ka kaluar me pengesa të shumta, pavarësisht deklarimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se është gati për procesin zgjedhor. KQZ ka ofruar mundësinë që qytetarët të aplikojnë nëpërmjet email adresës zyrtare të KQZ-së. Sidoqoftë për shkak të numrit të madh të aplikacioneve këto email-adresa janë mbushur dhe qytetarët nuk kanë pasur mundësi që të marrin konfirmim se a është pranuar kërkesa e tyre.
Deri më tani janë diku 6000 kërkesa të cilat vetëm se janë aprovuar nga KQZ për votim, kurse një pjesë e tjetër e ngjashme me këtë është duke u shqyrtuar nga KQZ.
Pra një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre për pamundësinë që të votojnë në këto zgjedhje.
Ndonëse janë paraqitur këto pengesa nga mërgimtarët askush nga përgjegjësit kryesor nuk është marrë me to. Për shkak të kësaj, pati kërkesa që afati për regjistrim të shtyhet, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Profesori universitar, Fadil Maloku, në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se KQZ e ka për obligim që ta përmbush kriterin për votim të mërgatës dhe se është gabim i rëndë mos-vazhdimi afatit për votim të mërgatës kosovare. Sipas tij një gjë e tillë nuk është e drejt e cilëson si manipulim.
“Kjo, jo vetëm që nuk është fer dhe aspak praktike dhe pragmatike, nga ana e KQZ-s, por, i vie era edhe tentim manipulimi. Ka kaluar koha e vjedhjeve industriale e nderuara “menaxhere” e procesit zgjedhor. Këtij “mileti” ma nuk mundesh as Ti, e askush mi shitë “dushk për gogla”. Me këtë qëndrim, ju mbane në mend, do e problematizoni gjithë procesin zgjedhor, në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas Eugen Cakolli nga KDI ka vlerësuar për arbresh.info se problemet teknike kanë ardhur për shkak të numrit të madh të qytetarëve në mërgatë. Sipas tij lidhur me problemet teknike një pjesë e fajit i takon KQZ-së.
“Sidoqoftë KQZ ka punuar me kapacitet maksimal për projektimin e këtyre kërkesave dhe deri më tani janë diku 6000 kërkesa të cilat vetëm se janë aprovuar nga KQZ për votim, kurse një pjesë e tjetër e ngjashme më këtë është duke u shqyrtuar nga KQZ.”
Sipas Cakollit, KQZ nuk është fajtore që qytetarët nuk kanë aplikuar deri apra afatit të caktuar.
“Kurse sa i përket kërkesave teknike një pjesë e fajit shkon tek KQZ e cila gjatë tërë kohës ka thënë se është gati për organizimin e zgjedhjeve në çdo kohë, dhe në këtë rast i bie që KQZ nuk ka qenë në fakt gati që të përmbush të gjitha kërkesat që kanë pasur sidomos qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës”, ka deklaruar ai
Për këtë problem ka shprehur shqetësimin vetëm Lëvizja Vetëvendosje, duke paralajmëruar udhëtimin e organizuar me aeroplan dhe autobus të mërgimtarëve nga vende të ndryshme të Evropës. /V.Berisha/arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli