Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur një konferencë për media lidhur me procesin e numërimit të votave.
Valmir Elezi nga KQZ deklaroi se është filluar me publikimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan më 14 shkurt, shkruan Arbresh.info.
“Publikimi i formularëve nga komunat e shumta të Kosovës është në proces dhe pas përfundimit të formularëve ngarkohen dhe publikohen në KQZ. Ky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, pasi ato shpallen pas numërimit të votave me kusht, të personave me aftësi të veçanta dhe atyre që kanë ardhur përmes postës. Ka përfunduar edhe pranimi i materialeve zgjedhore nga të gjitha komunat e Kosovës, material që nisi të grumbullohet të dielën.Tani për tani po skanohen listat përfundimtare dhe ky proces është i rëndësishëm të bëhet krahasimi në mes votuesve të rinj dhe atyre me kusht.Me qëllim që të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të tjerave. Aktualisht po bëhet futja e të dhënave në sistem nga formularët dhe ky proces është i domosdoshëm për të shkuar drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.
Gjithashtu Valmir Elezi shtoi se nuk kanë ende datë se kur do të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.
“Janë duke u zhvilluar disa procedura një prej tyre skanimi i listës përfundimtare të votuesve, e që është proces i domosdoshëm që të kryhet, për të parë nëse ka ndonjë rast ku një person ka votuar në dy vendvotime në atë të rregullt dhe atë me kusht. Pra kjo bëhet për të krijuar siguri se gjithçka ka shkuar mirë në procesin e votimit. Përveç kësaj ky proces i skanimit të kësaj liste është i domosdoshëm para se të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre nga jashtë vendit. Nuk kemi ende datë, pasi duhet të shohim sakt sa kohë na duhet”, shtoi ai./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...