Ndonëse ka filluar fushata për Zgjedhjet Lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka miratuar dizajnin final se si mund të duken fletëvotimet, shkruan arbresh.info.
Por, pavarësisht kësaj Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)”, ditë më parë ka lansuar fushatën për informim dhe edukim të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2017.
Blerta Aliu nga DnV, në një intervistë për “arbresh.info” tregon se përmes dy mostrave të fletëvotimeve, kanë arritur të lansojnë fushatën vetëdijësuese.
KQZ duhet të tregohet pak ma e përkushtuar në këtë drejtim dhe të kontribuojë më tepër në vetëdijesimin dhe edukimin e qytetarëve në lidhje me procesin e votimit”, ka thënë Aliu.
Ajo tregon edhe në cilat komuna do të shtrihet kjo fushatë, duke përfshirë edhe komunat me shumicë serbe.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...