Rreth dy milionë euro i mungojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizim të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës në vendimin që kishte marrë më 15 maj kishte rialokuar një pjesë të buxhetit të zgjedhjeve komunale për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ, Valmir Elezi për të pyetur se a janë siguruar mjetet, ai ka thënë se janë në pritje të një raportit të detajuar, në lidhje me koston e saktë të këtyre zgjedhje.
“Për zgjedhjet e parakohshme kanë qenë të planifikuara rreth 5 milionë euro, për këtë është duke u përgatitur një raport i detajuar lidhur me koston e saktë të këtyre zgjedhjeve. Jemi në pritje të këtij raporti. Por, meqenëse këto zgjedhje nuk kanë qenë të planifikuara të mbahen këtë vit, një pjesë e mjeteve janë marrë nga buxheti i zgjedhjeve komunale. Sipas vendimit të Qeverisë shuma nga mjetet e ndara për Zgjedhjet Komunale do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit buxhetor 2017”, thuhet në përgjigjen e Elezit.
Për zgjedhjet lokale të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka paraparë 6.1 milionë euro, mirëpo nuk është kostoja e saktë deri në përpilimin e raportit.
“Për Zgjedhjet Lokale 2017 nga Ligji për Buxhet i këtij viti, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, janë paraparë 6.1 milion euro. Por, për ta ditur koston e saktë të një procesi zgjedhor, ne duhet të presim përmbylljen e tij. Edhe në këtë rast përgatitet një raport i detajuar”, ka deklaruar ai.
Më tutje, Elezi ka thënë se kostoja e zgjedhjeve varet edhe se sa komuna do të shkojnë në raundin e dytë.
“Kotoja e zgjedhjeve lokale varet edhe në atë se në sa komuna do ta kemi raundin e dytë, pra i balotazhin i cili është paraparë me ligj. Vlen të theksohet se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, janë mbajtur raundet e dyta në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej”, ka thënë ai.
Në fund Elezi ka thënë, se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar më përgatitjet e Zgjedhjeve Lokale në bazë të planifikimeve të bëra me Planin Operacional.”
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...