Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka mbetur borxh 1,671 personave të cilët kanë qenë të angazhuar për zgjedhjet lokale 2017.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se për pjesën dërrmuese të stafit të angazhuar për zgjedhje lokale 2017 apo për 50 mijë persona janë kryer me kohë obligimet.
Kurse, për arsye të ndryshme sipas tij kanë mbetur edhe 1 mijë e 671 persona të cilët nuk kanë marrë pagesën për angazhimin e tyre.
“Listat me emrat e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit (komisionerët) dhe të stafit tjetër të angazhuar në Zgjedhjet Lokale 2017 janë dërguar në Ministrinë e Financave për t’iu transferuar mjetet. Ndaj pjesës dërmuese të tyre, me kohë, janë kryer obligimet. Pra, po flasim për rreth 50 mijë persona. Nga numri i përgjithshëm i tyre, janë vetëm 1 mijë e 671 persona të cilët nuk kanë marrë pagesën për angazhimin e tyre, për arsye të ndryshme”, tha Elezi për kallxo.com
Për të kryer këto obligime të bartura nga viti 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Elezit, ka kërkuar buxhet shtesë nga Ministria e Financave.
Sipas tij, zgjedhjet lokale të fundit të vitit janë mbajtur në rrethana të tilla që “ka qenë e pamundur që mos të ketë obligime të bartura nga viti 2017 në këtë vit”.
Sipas Elezit, kanë mbetur rreth 140 mijë euro obligime të bartura nga viti i kaluar.
“Në total obligimet e bartura për pagesën e 1 mijë e 671 personave (komisionerë, K-Vote dhe staf i QNR-së) dhe kthimet që janë bërë nga bankat (për shkak të gabimeve në llogari bankare të tyre) llogariten të jenë 140 mijë euro”, tha ai.
Ndërkaq, Kallxo ka pranuar ankesë nga një anëtar i stafit K-Vote, i cili thotë se ende nuk e kanë pranuar pagesën.
“Ka kaluar një kohë e gjatë që nga përfundimi i këtyre zgjedhjeve dhe pagesa akoma nuk iu është realizuar, atyre iu është bërë vetëm pagesa e Trustit”, ka shkruar raportuesi.
Raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2017 është mbajtur 22 tetor ndërkaq raundi i dytë është mbajtur me 19 nëntor./kallxo.com/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...