Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale të zgjedhjeve (KKZ) për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton Telegrafi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e KQZ-së, të kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes kryetarja Daka, bëri të ditur se i është dërguar shkresa zyrtare shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, lidhur me angazhimin e këtij misioni në rolin këshillues në këto zgjedhje.
Daka, njoftoi se kjo letër është e formatit të njëjtë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.
Në mbledhje, anëtarët e KQZ-së, u dakorduan që Misioni i OSBE-së në Kosovë, të ketë rol vetëm në këshilla teknike për komisionet komunale të zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për këshillat e vendvotimeve. /Telegrafi/
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...