Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me përgatitjen e Planit Operacional në të cilin parashihen aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e zgjedhjeve të 29 nëntorit në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se aktivitetet sipas këtij plani do të realizohen deri më 29 nëntor, si dhe aktivitetet tjera që zhvillohen pas ditës së zgjedhjeve.
“Kjo është një situatë me rrethana të veçanta për shkak se jemi në periudhë pandemie. Ju e dini se zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës janë shtyrë për shkak të pandemisë, ndërkaq zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nuk ka pasur aktivitete të zhvilluara”, ka thënë Elezi për Express.
Elezi shtoi se buxheti për Podujevën është i ndarë, pasi zgjedhjet atje ishin shpallur, por ishin shtyer një ditë para mbajtjes, për shkak të pandemisë.
Ndërkaq për zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut Elezi tha se KQZ’ja do t’i dërgojë Qeverisë së Kosovës kërkesën për caktimin e buxhetit.
“Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me buxhetin për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës, buxheti veçse është i alokuar më herët sepse këto zgjedhje kanë qenë të shpallura dhe janë shtyrë vetëm një ditë para mbajtjes së tyre. Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, KQZ-ja do të dërgojë në Qeverinë e Republikës së Kosovës një kërkesë buxhetore për organizimin e tyre, pra do të kërkojë buxhet shtesë, sepse këto nuk janë zgjedhje të planifikuara dhe rrjedhimisht duhet një kërkesë e re buxhetore në mënyrë që të mund të mbahen këto zgjedhje”, deklaroi Elezi.
“Për çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin, sepse jemi në kohë pandemie, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë komunikim me institucionet përkatëse dhe përgjegjëse, në këtë rast IKSHPK dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë të gjithë këshillat për të organizuar sa më mirë këtë proces edhe në këtë aspekt”, ka thënë Elezi.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...