KQZ dhe Ministria e Financave paguajnë punëtorët e zgjedhjeve të 11 qershorit

15:27 | 8 Gusht 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka kryer obligimet financiare ndaj punëtorëve të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Indeksonline mëson se borxhi i zgjedhjeve të fundit është kryer pothuajse për të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe shoferët që ishin të angazhuar në zgjedhjet e fundit.

KQZ së fundi i ka dërguar listat e këshillave të secilit vendvotim për të gjithë stafin e angazhuar në Ministrinë e Financave e cila ka ekzekutuar pagesën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme