Google ADS

KQZ: Deri sot janë verifikuar rreth 17 mijë vota nga diaspora dhe janë refuzuar rreth 5 mijë

13:27 | 20 Shkurt 2021
L G

Është duke vazhduar edhe sot numërimii ivotave të ardhura nga Diaspora dhe votave me kusht.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth këtij procesi.

Elezi tha se është shënuar progres në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), rreth aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen për të shpallur rezultatet përfundimtare.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) kemi shënuar progres sa i përket përmbylljes së aktiviteteve të parapara, të cilat duhet të zhvillohen këtu dhe që janë̈ të domosdoshme për t’u kryer në mënyrë̈ që KQZ-ja të mund të shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët. Disa nga aktivitetet që po zhvillohen njëkohësisht këtu në QNR janë̈: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë̈ Kosovës, tha Elezi, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, deri tash në QNR janë verifikuar rreth 17 mijë vota nga diaspora, ndërsa janë refuzuar rreth 5 mijë.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë̈ nënshtruar procesit të vlerësimit, janë̈ aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë̈ refuzuar rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë̈ të regjistruar si votues jashtë̈ Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë̈ refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, u shpreh Elezi.

Nga 2 382 vendvotime, Elezi tha se janë proceduar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2 247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1 814 vendvotime (76.15%).

“Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, ka progres të theksuar. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 292 vendvotime (96.22%). Siç̧ e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na siguruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, pohoi ai.

Po ashtu, Elezi shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postes. Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë̈ vendit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme