Google ADS

KQZ: Deri në orën 15:00 në Istog kanë votuar rreth 29% e qytetarëve

16:19 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë me radhë sot lidhur me procesin e rivotimit në komunën e Istogut, shkruan telegrafi

Deri në orën 15:00 në komunën e Istogut kanë votuar 14 mijë e 160 votues apo 28.81%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 11 mijë e 827 votues apo 24.80%.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se deri më tani procesi i votimit ka shkuar në rregull. Konferenca e radhës do të mbahet në orën 19:30 dhe ka të bëjë me mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje. /telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme