Google ADS

KQZ dërgon në Polici rastin e formularit të rrejshëm

21:58 | 12 Maj 2017
M. A.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se tashmë ky institucion e ka lajmëruar Policinë e Kosovës për publikimin e një formulari të rrejshëm për regjistrimin e votuesve nga mërgata.

Daka ka thënë se dikush ka tentuar që në mënyrë të paligjshme të marrë të dhënat e personale të qytetarëve të Kosovës, të cilat më pas do të përdoreshin për ndonjë mashtrim.

“ KQZ ka lëshuar një komunikatë në të cilën është distancuar nga ky formular i cili tani po qarkullon nëpër rrjetet sociale. Formualri jonë është i licencuar nga KQZ dhe ende nuk është në ëeb faqen tonë.

Ndërkaq si KQZ e kemi informuar edhe Policinë e Kosovës e cila qysh nga ky momoent do të fillon hetimin dhe do t’i ndjek edhe penalisht personat të cilët në emër të KQZ-së kanë lëshuar një formular të rrejshëm”, ka thënë Daka.

Daka për Monitor ka thënë se pas identifikimit të tyre, Prokuroria do të duhej të ngrisë aktakuzë.

“ Po mesiguri se pas indentifikimit të tyre, me ta do të merret prokuroria kompetente edhe me siguri do të ngritet aktakuzë. Në këtë mënyrë ka tentuar që dikush të merrë informata personale dhe me siguri ata pastaj do të përdoreshin për ndonjë mashtrim eventual apo çfarëdo qoft”, ka thënë Daka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme