KQZ certifikon sot grupin e parë të partive dhe kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit

09:09 | 18 Dhjetor 2024
E.H

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës është edhe Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit të Zyrës për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që mbahen me datën 9 shkurt 2025 (pjesa e parë), përcjell Arbresh.info

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Aktivitetet e Zyrës:

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit të Zyrës për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që mbahen me datën 9 shkurt 2025 (pjesa e parë)

3. Raport i Këshillave të KQZ
Këshilli për Personel

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kompensimit të stafit të Sekretariatit të KQZ-së, për punën me vëllim të shtuar

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Divizionit për Buxhet dhe Financa, lidhur me angazhimin e personelit të përkohshëm për procesin e zgjedhjeve

4. Të ndryshme/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme