Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se certifikimi i rezultateve është bërë në 35 komuna.
Ai tha se në katër komuna nuk është certifikuar rezultati për shkak se ka pasur ankesa dhe ende nuk është vendosur për to.
“Rezultati e raundit të parë të zgjedhjeve nuk mund të certifikohen në këto komuna si Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot, pasi që ka pasur ankesa dhe ende nuk është vendosur për to.”, tha Radoniqi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit, 17 kandidatë kanë fituar votat e mjaftueshme për kryetar, ndërsa në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe