Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetarë të 17 Komunave dhe rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit (19 nëntor 2017) si dhe certifikoi Rezultatet Përfundimtare për 37 Kuvendet Komunale (22 tetor 2017).
KQZ shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar në 17 komuna si dhe Rezultatet Përfundimtare të rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit.
Në këto rezultate të certifikuara nuk përfshihen Rezultatet nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të Komunës së Vushtrrisë pasi në Gjykatën Supreme nuk ka përfunduar akoma vendosja lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion./arbresh.info/
Rezultatet mund ti gjeni KËTU
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...