Google ADS

KQZ bën përgatitjet e fundit për zgjedhje, furnizohet me vula

09:24 | 1 Tetor 2019
Arbresh.info

Kanë mbetur edhe më pak se një javë nga dita kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se po bën përgatitjet e fundit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Së fundi ky Institucion ka bërë edhe furnizimin me vula, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullatv të Prokurimit Publik thuhet se KQZ ka shpallur fituesin për kontratën me titull ‘Furnizimi me Vula dhe Jastëk për Vula për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019’.

E në mesin e tri kompanive fituese ka dalë ‘Lumturije Munishi  B.I.’ nga Prishtina.

Kjo kompani ka ofruar çmimin më të ulët, 14 mijë e 100 euro ndërsa çmimi më I lartë i ofruar ka qenë 29 mijë e 850.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 6 tetor ndërsa fushata zgjedhore ka filluar më 25 shtator./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme