Pjesëmarrja në votime për zgjedhje të përgjithshme asnjëherë nuk ka arritur 50 përiqndëshin e listës së votuesve. Ata që janë të involvuar direkt në këtë proces shprehin vlerësimet e tyre për arbresh.info se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo partitë politike po dështojnë të bindin qytetarët për të votuar.
E para e KQZ-së, Valdete Daka, thotë për arbresh.info se KQZ-ja vazhdimisht ka sensibilizuar qytetarët më të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
“Angazhimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është në drejtim të përgatitjes teknike të procesit zgjedhor dhe rrjedhimisht të krijimit të kushteve për të lehtësuar pjesëmarrjen e të gjithëve në ditën e votimit,” shprehet Daka.
KQZ ka krijuar lehtësira të mëdha për qytetarët me të drejtë vote, qoftë për në ditën e zgjedhjeve, apo edhe gjatë periudhave të ndryshme para kësaj dite.
Se nuk është faji i KQZ-së e thotë edhe ish drejtuesi i këtij institucioni, Mazllum Baraliu, duke vlerësuar se “të gjitha afatet e shkurtuara janë të pamjaftueshme vetvetiu për nga akti dhe fakti dhe ndikojnë në mos sensibilizimin e mjaftueshëm dhe mos informimin e qytetarëve votues.”
Ai bënë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe t’i ndëshkojnë të gjithë ata që punuan për interesa personale dhe ata që ja humbën imazhin shtetit.
“Ka një zhgënjim të qytetarëve në qeverisje. Ata duhet të motivohen të dalin masivisht dhe mos t’i votojnë ata që na kanë hidhëruar dhe kanë shkaktuar ngecje, ata duhet të votojnë më të mirët e të ndërgjegjshmit, dhe ata që nuk mendojnë për interesa personale,” deklaron Baraliu.
Në zgjedhjet nacionale të 2014-tës pjesëmarrja në votime ishte rreth 42.17 për qind. Një përqindje edhe më e ulët ishte vërejtur në veri të Kosovës, të banuar kryesisht me komunitetin serb.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e votuesve vlerësohet të jetë rreth 47.80 për qind./Fortesa Shasivari/arbresh.info/
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë