Google ADS

KQZ anulon vendimin për decertifikim të 87 kandidatëve

11:41 | 22 Shtator 2017
arbresh.info

KQZ-ja ka anuluar vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve në zgjedhjet lokale, raporton arbresh.info.

Kandidatët deri nesër në orën 16:00 kanë të drejtë të lajmërohen nëse duan të vazhdojnë garën, ata që  nuk duan  të vazhdojnë do të zëvendësohen nga kandidatët e certifikuar pas vendimit të marrë nga KQZ për decertifikim.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se në ditën kur është vendosur të decerfitikohen kandidatër për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është zbatuar Ligji për zgjedhjet, raporton arbresh.info.

Këto komente ajo i ka bërë pasi PZAP i ka kërkuar në mbledhje të KQZ-së, që sipas vendimit të Gjykatës Supreme të certifikohen 86 kandidatët e decertifikuar.

“Se çfarë janë vendimet e instancave tjera as që jam marrë, as që do të mirrem. I kisha bë thirrje institucioneve kompetente për të parë se a janë konform kushtetutës, le të merret Gjykata Kushtetuese,” është shprehur Daka.

Ajo ka bërë të ditur se vendimi i Supremes nuk i ka shkuar zyrtarisht.

“Me këtë vendim po certifikohen edhe ata që kanë kryer masakra në Kosovë,” është shprehur anëtari, Betim Gjoshi, nga radhët e PDK-së.

Në mungesë të kohës sipas anëtarëve nuk mund të ankimohet ky vendimi, dhe për shkak të vonesave me këtë vendim nuk ka mundur që një ditë më parë të fillohet të votohet me postë, por nuk ka mundur të ndodhë në mungesë të listave finale për kandidatë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme